Deputetja tashmë e pavarur socialiste, Marjana Koçeku ka zgjedhur që të shkojnë në ambientet e Kuvendit ku do të zhvillohet seanca plenare në këmbë. Disa deputet kanë zgjedhur që të shkojnë para Parlamentit me makina, në mënyrë që të shmangin përplasjen me qytetarët.
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar pesë interpelanca si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve. Gjithashtu gjatë ditës së sotme deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje dhe projektligje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot dhe tregun e shoqërive me ofertë publike.





