Është zhvilluar sërish ditën e sotme protesta e banorëve të zonës në rrugën Thumanë-Kashar.
Protesta është përshkallëzuar duke përfunduar me përplasje mes banorëve dhe uniformave blu.
Policia ka bllokuar rrugën dhe nuk i kanë lejuar protestuesit që të hyjnë në autostradë. Më pas është arritur të hapet për qarkullim një pjesë e rrugës.
Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë zhvilluar disa protesta si kjo e sotmja, pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.