Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është “bashkuar” protestës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që mbahen në Hagë.

Me një postim në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka shprehur bindjen se UÇK është themeli i Kosovës, krenari e historisë kombëtare dhe se asgjë nuk e zhbënte atë sakrificë dhe heroizëm.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkruan presidenti në profilin e tij në rrjetin social, që e shoqëron edhe me një foto nga protesta në shesh, edhe pse nuk ishte prezent.