Banorët e 4 zonave në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave, duke u zhvendosur drejt ambasadës amerikane.
Ata i bëjnë thirrje ambasadores Yuri Kim të vendosë dorën në zemër dhe t’i tërheqë vëmendjen qeveritarëve.
Gjithashtu banorët bëjnë me dije se protestën do ta përshkallëzojnë në grevë urie deri sa të dëgjohet fjala e tyre.
“Po terrorizojmë fëmijët, sot jam unë nesër je ti, askund në botë nuk fitohet e drejta pa protestuar. Ne nuk jemi dakord nuk duam që të ndërtohet rruga. Duam të sensibilizojmë të gjithë aq më tepër ambasadën amerikane”, tha një protestues.