Menjëherë pas protestes së banorëve, që kërkojnë privatizimin e ish-kabinave të plazhit, pasi jetojnë aty prej 27 vjetësh, ka ardhur reagimi nga Enti Kombëtar i Banesave. Kreu i këtij institucioni, Hazbi Lika shprehet se institucioni që ai drejton aktualisht nuk ka tagër ligjore për të privatizuar banesat. Ai shpjegon më tej se tagrin për privatizimin e Ministria e Rregullimit të Territorit.
“Një pjesë e banesave janë të ndërtuara në tokë me pronarë dhe ka procedura ligjore që duhet të orientohen nga Ministria e rregullimit të territorit”- ka thënë ai.
Ndiqni për më shumë deklaratën e kreut të Entit të Banesave në videon e mëposhtme.
K.H.





