Ashtu siç kishin paralajmëruar ditën e djeshme, protesta e naftëtarëve të Ballshit është zhvendosur në kryeqytet këtë të enjte.

Protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Ata kërkojnë rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit si dhe pagat e prapambetura.