Protesta e sotme, e zhvilluar para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ka gjetur hapësirë edhe në mediat më prestigjoze ndërkombëtare.
“Associated Press”, “New York Times” dhe media të tjera kanë raportuar mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri.
“Artistë dhe mbështetës të partisë opozitare u mblodhën për herë të dytë sot për të protestuar kundër prishjes së ndërtesës të Teatrit Kombëtar në kryeqytet, e cila ka shkaktuar tension të fortë politik dhe debati të madh për trashëgiminë”, shkruan ndër të tjera “New York Times” në artikullin e tij.
Ndërsa “AP” shkruan: “Artistët që i përkasin Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kishin bërë presion për rinovimin e godinës së vjetër të teatrit, të cilën ata e konsiderojnë si trashëgimi kombëtare. Partia Demokratike, kryesore e opozitës së qendrës së djathtë të Shqipërisë, dënoi shkatërrimin duke e quajtur atë një “krim makabër dhe shkelje flagrante të kushtetutës dhe ligjit”.
Kujtojmë këtu se edhe Zëri i Amerikës e ka transmetuar live në Facebook protestën e sotme. Ndërkohë protestat do të vazhdojnë. Të mërkurën, ora 17:30, protesta do të vazhdojë në të njëjtin vend si sot.





