Nga përplasja mes forcave të policisë dhe banorëve të "Astirit" 6 punonjës policie dhe nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, kanë mbetur të lënduar.
Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë dhe në vend shihet tym e kaos. Mësohet se efektivët e policisë paraqesin probleme me frymëmarrjen.
Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave apo bizneseve të tyre, të prekura nga projekti i rikonstruksionit të Unazës së madhe të Tiranës, në aksin nga “pallati me shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.





