Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin drejt bulevardit, për t’u mbledhur rreth Kryeministrisë. Ata mbajnë në duar pankarta të ndryshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Por ndër to shquhet një foto-montazh i Edi Ramës me presidentin autoritar të Venezuelës, Maduro.

Në shumë raste dhe në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Edi Rama duhet përmbysur njësoj si Maduro.

(Fotot nga "DurrësLajm")