8 dhjetor 2015 – Reagon kryeministri Edi Rama lidhur me protestën e opozitës që vijon ende në Tiranë, që prej orës 11:00. Ndërkohë që protestuesit e revoltuar po përpiqen të shembin bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë e konsideron gjithçka që ka ndodhur gjatë kësaj proteste si një shëmti të trishtueshme, një PD të mbytur në pellgun e një vandalizmi mizerabël, teksa kujton lëvizjen studentore të 25 viteve më parë, kur nuk u thye asnjë xham.
Në një status në Facebook, Rama shkruan se ndjen neveri për politikën e ngjirur të një partie në shthurje të vazhdueshme, pa vizion, pa lidership.
Reagimi i Ramës në Facebook:
/S.L. portali DurresLajm/