Studentët janë grumbulluar edhe këtë të hënë para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre në ditën e 13-të.
Por pas orës 13:00, situata u tensionua pasi disa qytetarë iu afruan hyrjes së Kryeministrisë.
Ata nuk u lejuan nga studentët që t’i afroheshin kordonit të policisë dhe nisën konfrontimet fizike.
“Jemi në protestë paqësore, nuk duam dhunë”, kanë thënë studentët.





