Protesta të fuqishme ka pasur mbrëmjen e sotme në qytetet e Athinës dhe Selanikut në Greqi.

Grupe protestuesish u mblodhën në këto dy qytete në përkujtim të 15-vjetorit të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos. Protestat përfunduan në një përleshje të ashpër me policinë greke. Në kryeqytetin helen, një grup personash dogjën kazanë mbeturinash dhe thyhen xhamat e dyqaneve.

Sakaq një grup anarkistësh sulmuan policinë me gurë dhe kokteje molotivi. Nga ana tjetër, forcat e policisë u kundërpërgjigjën me granata trullosëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Deri më tani raportohet të jenë arrestuar 47 persona.