Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protesta që u zhvillua nga opozita para Kuvendit duke kritikuar mediat që nuk e kanë raportuar. Gjatë fjalës para qytetarëve, Berisha theksoi se mediat sulmuan opozitën me thirrjen që Rama u bëri qytetarëve.
“Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare. Mafia shtetërore shqiptare me në krye Edi Ramën. Narkoregjimi i tij ka bërë ndaj nesh çdo provokim. Ka ndërmarrë ndaj nesh çdo akt poshtërues të pamerituar. Ka kryer ndaj nesh gjenocid masiv dhe shpopullim të Shqipërisë. Ka nxirë emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën. Ka vendosur mbi qytetarët vellon e zezë të censurës dhe mashtrimit. Ka vendosur nën kontroll jo vetëm drejtësinë e cila sillet me zamanët e saj, njëlloj si dikur në kohërat më të egra të diktaturës.
Ka vendosur në kontroll institucione të tjera, mediat pa të cilat nuk ka kurrë demokraci. Miqtë e mi! Me dhimbje ua them, po vetëm tre ditë më parë kur Edi Rama kreu i meduzës së krimit të organizuar dhe mafias në Shqipëri, kur Edi Rama ortaku i McGonigalit, Pëllumb Gjokës, Troplinëve, Ndokëve, Rrajave, Çelëve e të tjerë, shfryu kundër deputetëve të PD-së në parlament dhe protestës tuaj, i shkatërroni me votë. A mund të imagjinoni ju se në zinxhir 90% të medieve vendosën titullin e diktuar nga zyra e kryeministrisë, e kryehajdutit, e kryekriminelet, e kryetrafikantit të vendit Edi Rama; i shkatërroni opozitën dhe kjo ishte.
Në vend që ti përvisheshin narkodiktatorit për sulmin e shpëlarë ndaj qëndrestarëve opozitarë në rrugë dhe parlament përcillnin si repart ushtarak, thirrjen barbare të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama. U ndala në këtë prap jo për të thënë diçka që nuk e dinit, por thjeshtë për të theksuar se sa jetike, sa rëndësi të jashtëzakonshme ka qëndresa juaj, ka qëndresa qytetare në këtë kohë.Sot më shumë se kurrë, Shqipëria na fton për sakrifica. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria në thërret të ndihemi si bijat dhe bijtë e saj. Sot më shumë se kurrë, e vërteta na fton të luftojmë dhe sakrifikojmë për të. Sot më shumë se kurrë, me zemërimin tonë, revoltën tonë, duhet të përmbysim narkoshtetin, qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme,” tha Berisha.