Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit pas protestës të së dielës.

Në një deklaratë për mediat pas dhënies së vendimit demokrati Flamur Noka tha: "Edi Rama vazhdon të përndjekë banorët e Unazës së Re. Protesta
e këtyre banorëve do të vazhdojë pasi është e ligjshme”.

Prokuroria më herët ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.

  1. Rruzhdi Maqinaj
  2. Safet Maksuti
  3. Benard Nezha
  4. Kujtim Ylli
  5. Bajram Noka
  6. Agron Thaçi
  7. Artan Muçmata
  8. Klevis Balliu
  9. Dritan Noku
  10. Andi Sharra

Prokurorët e çështjes janë Robert Kote dhe Denisa Hasko dhe gjyqtar Kreshnik Omari. Nga ana tjetër avokatët thanë se si prova nga prokuroria janë paraqitur raport shërbimet e policisë dhe pamjet filmime të shfaqura në portale.