“Kundër qeverisë së varfërisë dhe padrejtësive”. Ky do të jetë slogani i protestës së opozitës dhe motoja e protestuesve të thirrur sot nga forcat politike të opozitës kundër qeverisë.
Protesta do të nisë në orën 12:00, ndërsa dhjetëra autobusë e qindra makina private janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit.
Nuk mungon portreti gjigand i 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës. Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.





