Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar edhe gjatë ditës së sotme që protestat do të vazhdojnë.

“Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment. Protestat nuk janë thjesht thirrja e qyretarëve, kemi protesta te minatoret, te naftëtarët, te banorët e Fierit, keni protesta te gjimnazistët dhe studentët. Mos u çudisni, çdo ditë e më shumë urrejtja ndaj po shtohet”.

Sa i përket “çizmeve” të famshme, Kryemadhi tha:

“Sot i kisha këpucët me takë të rëndë, mos u shqetësoni”!

Më tej gjatë fjalës së saj para gazetarëve, kryetarja e LSI-së shtoi se normaliteti i seancave parlamentare do të kthehet kur parlamenti t’i kthehet Kushtetutës.