Prej gati dy muajsh banorët e zonës së Rrjollit në Shkodër vijojnë protestat kundër punimeve për ndërtimin e resortit luksozit nga botuesi Bashkim Ulaj.
Një 19-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi bllokoi rrugën për disa orë në kantierin e makinerive dhe bëri thirrje për veprime të dhunshme.
I riu së bashku me disa persona të tjerë tentoi gjithashtu të futet me forcë në ambientet e kantierit, me qëllim bllokimin e punimeve, si dhe shkatërrimin e makinerive të firmës “Gener 2”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, në protestën e zhvilluar në fshatin Rrjoll, nuk iu është bindur punonjësve të policisë në detyrë, duke bllokuar rrugën për disa orë në kantierin e makinerive dhe ka bërë thirrje për veprime të dhunshme. Ai ka tentuar, së bashku me një grup personash, të futet me forcë në ambientet e kantierit, me qëllim bllokimin e punimeve, si dhe shkatërrimin e makinerive të firmës “Gener 2”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.





