Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka komentuar protestat e dhunshme të opozitës, ku janë hedhur molotov dhe djegur goma në prani të qytetarëve e gazetarëve.

Nga Njësia 2 në kryeqytet, ku nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, Veliaj tha se opozita nuk njeh gjë tjetër veç shkatërrimit dhe bllokimit të punëve në qytet.

“Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, dogjën goma përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit, ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë. Jo! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia e gomave është e pakuptueshme”, tha ai.