Dhjetëra të rinj durrsakë, por edhe vajza, gra dhe nëna kanë zhvilluar pasditen e sotme një marshim proteste kur kanë përsëritur thirrjet: Drejtësi për Klodianin! Poshtë diktatura! etj.

Marshimi me qirinj në duar dhe me disa protestues që mbanin mbi supe flamurin kombëtar nisi nga sheshi “Liria” dhe vazhdoi përgjatë rrugës “Aleksandër Goga” drejt Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Në disa vende, të rinjtë, në shenjë proteste u vunë flakët kazanëve të mbeturinave., ndërsa në disa raste i kanë përmbysur në rrugë duke bllokuar aksin, i cili tani për tani nuk mund të përshkohet nga automjetet.

Për disa momente ata u ndalën para prokurorisë së rrethit Durrës ku përsëritën thirrjet “Policia e turpit”, “Policia nuk dhunon” etj.

Aktualisht ata janë mbledhur të gjithë para drejtorisë së policisë Durrës.