Ambientalisti Sazan Guri i ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë, por jo vetëm, të mbidhen sot në orën 21.00 tek Torra Teneciane për të protestuar për masakrën arkeologjike që po ndodh në qytetin bregdetar.
Në një deklaratë për mediat ai ka theksuar se projekti “Veliera” është një po shkatërron pasurinë kombëtare dhe se për të po diskuton edhe Këshilli i Europës.
“Projekti duhej të bëhej 200 metra larg nga Torra Veneciane dhe jo 5 metra, siç po ndodh aktualisht”- shtoi Guri.
Ndërkohë Gjykata e Durrësit më datë 3 mars ka marrë një vendim sekret për vendosjen e sekuestros preventive dhe ndërprerjen e punimeve në zonën A, por punimet në shesh kanë vazhdur pa ndërprerje.
Për më shumë ndiqni në videon e mëposhtme deklaratën e ambientalistit.
R.O,





