Një grup banorësh të lagjes “Teuta” në plazhin e Durrësit, kanë protestuar për rrugën e tyre e cila mbytet nga pluhuri në verë e uji në dimër. Banorët së bashku me pushuesit i kanë bërë apel bashkisë të vërë dorë në rrugën “Selenica” që lidh lagjen e tye me rrugën “Pavarësia” në Durrës.

Banorët thonë se nuk mund të hapin as dyer e as dritare për të ajrosur shtëpitë e tyre, si rezultat i pluhurit që përhapet në të gjithë lagjen.

Pushuesit thonë se është e pamundur të kalojnë në një rrugë të tillë dhe kërkojnë që të ndërhyet me një projekt serioz ashtu siç ka ndohur me rrugët e tjera dytësore në këtë zonë.

Edhe në dimër banorët këtu protestojnë për përmbytjen e lagjes së tyre nga ujërat që vërshojnë.

Ndjekim shqetësimin e banorëve.

K.H.