Në Shëngjin ka nisur protesta e paralajmëruar në mbrojtje të çështjes së emigrantëve. Mesditën e sotme në këtë qytezë janë bërë bashkë aktivistë italianë dhe shqiptarë, të cilët me parulla dhe pankarta të ndryshme kërkojnë të sensibilizojnë oponionin në lidhje me procedurat e qeverisë italiane për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që vijnë kryesisht nga vendet e Afrikës. Pjesëmarrësit janë shprehur gjatë kësaj proteste se strehimi i emigrantëve në kampin e Gjadrit shkel të drejtat dhe liritë e njeriut. Siç dihet, disa javë më parë shteti fqinj nisi procedurat e shqyrtimit të azilit për emigrantët që kanë mbërritur në mënyrë klandestine në Itali, por gjykata e Romës ka pezulluar deri tani një gjë të tillë, duke kërkuar kthimin mbrapsht të emigrantëve që u sollën në kampin e Gjadrit.
Protestë në Shëngjin pro emigrantëve afrikanë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA-Iran ranë dakord/ Çmimet e naftës bien pas njoftimit të marrëveshjes për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Sherr me grushte në Gjykatën e Posaçme, ndërhyn policia
Djali i princeshës së Norvegjisë dënohet për dy përdhunime
VIDEO/ Forcat ruse bombardojnë një prej monumenteve të rëndësishme në Ukrainë, u shpall trashëgimi e UNESCO-s në ’90





