Aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit të vogël por dhe mbështetës të PD-së kanë nisur sot protestën para bashkisë së Tiranës.
Protesta në fakt është organizuar për disa vendime të Bashkisë së Tiranës.
Përveç projektit për Këndin e Lojërave te Parku i Liqenit, sot protesta po mbahet edhe për rritjen e çmimit të biletës së autobusëve urbanë dhe e rritjes së taksave për bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike apo vendime të tjera.
Protestuesit kanë qëlluar me vezë, domate, portokalle presh godinën, teksa në duar mbajnë parulla me fjalët : “Të dinim për së mbari o Erion”, dhe në sfond është luajtur edhe kënga e humoristi Agron Llakaj që shante Erion Veliajn, e cila qarkulloi dje në të gjithë mediet online.