Forumet e Grave të të gjithë frontit opozitar kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët, që të hënën të dalin për të protestuar kundër dhunës së grave.
Krahas deputeteve të partive, para Kryeministrisë në mbrojtje të Xhisielës ishin të pranishme edhe studente dhe intelektuale, të cilat bënë thirrje njëzëri për të ndëshkuar dhunuesit e femrave shqiptare.
Deputete dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, kanë bërë apel të fortë ndaj qytetarëve, që pasditen e së hënës të dalin në mbrojtje të Xhisiela Malokut.





