Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime.

Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po protestojnë në këto momente.

Mes trumës dëgjohen thirrjet: “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të dorëhiqet: “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi” .

“S’ka zot që na ndalon sot, le të na vrasin”,- shprehet një prej protestuesve.