Aktivistja mjedisore Greta Thunberg është shoqëruar sërish nga policia pasi foli në një protestë në Helsinki sot.
Protesta u mblodh para ndërtesës së Parlamentit të Finlandës rreth orës 15:00 me orën lokale gjatë të parës nga tre demonstratat e organizuara nga Elokapina, dega finlandeze e XR.
Thunberg, duke folur në tubimin masiv ndërsa kishte veshur një keffiyeh, një pjesë e veshjes që lidhet me rezistencën palestineze, u dërgua në një makinë policie, sipas mediave lokale.
Për momentin nuk dihet arsyeja pse ajo është shoqëruar nga autoritetet.
Sipas shefit të policisë së Helsinkit, Heikki Porola, ndërkohë që protesta ishte paqësore, arrestimet u bënë pasi protestuesit nuk pranuan të largoheshin nga zona.
Më herët gjatë ditës së sotme, organizatorët e protestës thanë se kishin bërë plane për të bllokuar një rrethrrotullim të madh pranë parlamentit finlandez, por shtuan se do të linin vend për tramvajet dhe automjetet e urgjencës.