Qytetarë dhe zyrtarë të lartë të ardhur nga Greqia kanë protestuar sot në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, të zgjedhur me vota si kryetar bashkie.

Prezent në protestë ishte edhe kryetari bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe Kryetari bashkisë Athinës, Kostas Bakoyannis.

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi sipas tyre për çështjen “Beleri”.

Në lidhje me protesën ka reaguar nga burgu Beleri, për median median greke ‘Open’.

Ai është shprehur se është mirë dhe se po pret për vendimin e drejtësisë, edhe pse mund të jetë i vonuar.

” Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të qëndroj këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, ka thënë ai.

Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ku tha se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.