Krahas protestës masive kombëtare që po mbahet në këto momente në Tiranë, një tjetër grup protestuesish kanë dalë sërsish në rrugë në Durrës për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Një grup punonjësesh të fasonerisë kanë dalë në rrugën “Adria” te kryqëzimi i semaforit, duke bërë thirrje “Bashkohuni me ne”  si dhe duke i ftuar drejtuesit e automjeteve që të fikin mjetet dhe të dalin të protestojnë të gjithë bashkë.

Sot pritej që durrsakët t’i bashkoheshin protestës që po mbahet para Kryeministrisë, ndërsa protesta e këtyre grave ishte një surprizë.

Ato kanë vijuar marshimin në këmbë drejt unazës.

Në vendin ku po zhvillohet protesta kanë shkuar edhe punonjësit e policisë.  

Kjo është dita e katërt e protestave në Durrës dhe mbarë vendin, teksa në kryeqytet sot ka një pjesëmarrje masive të qytetarëve.