Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës.
Qytetarë shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj Edi Ramës.
‘Ajo që ndodhi dje ishte pasoja, pasi shkaku është Edi Rama që i ofendon, i shan shqiptarët’, tha një prej anëtarëve të shoqërisë civile.
Qytetarët e shumtë të mbledhur përpara Policisë së Tiranës, kanë hedhur akuza ndaj Ramës për taksat që po vendos në kurriz të shqiptarëve.
Ata kanë kërkuar lirimin e kuksianeve e hasjanëve të arrestuar gjatë natës nga policë të maskuar.





