Një protestë pritet të mbahet ditën e hënë të javës së ardhshme para bashkisë Durrës, në orën 12.30.
Sipas organizatorëve, protesta do të jetë pa ngjyrim politik dhe në të ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Durrësit.
Në mënyrë të veçantë ftohen të marrin pjesë qytetarët e prekur nga tërmeti i 6 viteve më parë dhe që ende nuk janë futur në shtëpitë e reja, banorët që preken nga zbatimi i projektit TID Durrës, banorët e zonës së ish-Kënetës, që vuajnë pasojat e infrastrukturës së dëmtuar, gjimnazistët dhe shokët e familjarët e Erjon Bobës, si dhe qytetarët që ndihen të vjedhur nga afera e ECO PARK.
“Durrësi ka nevojë për ZË dhe duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të qenë më të fortë! Le të jetë kjo protestë një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët dhe të rinjtë!”- shkruajnë organizatorët në rrjete sociale.






