Një grup punonjësish të një fasonerie në periferi të qytetit të Durrësit kanë dalë sot në protestë për mos dhënien e pagës së luftës.
Ata shprehen se pronarët iu kanë thënë të kërkojnë të drejtat e tyre, por një ditë pasi janë paraqitur në degën e Tatim Taksave ata kanë gjetur të mbyllur ndërmarrjen e prodhimit të këpucëve.
Punonjësit ndjehen të përçarë pasi grupi i protestuesve është kërcënuar indirekt me pushim nga puna.
Ndërmarrja ka 86 punonjës dhe këtë pagë s’e ka përfituar asnjë deri më tani. Ata deklaruan se kanë një gjendje të rëndë ekonomike dhe në këtë situatë ndjehen të braktisur edhe nga shteti edhe nga punëdhënësi.
Shume prej tyre nuk kanë lekë për ushqim, dhe thonsë se rrezikojnë që të lënë banesat me qira.





