Tiranë, 22 korrik 2014 – Shoqata e të larguarve nga puna ka zhvilluar sot një protestë përpara Kryeministrisë, ku ka vendosur fotot e 5 personave që i kanë dhënë fund jetës nga dëshpërimi për humbjen e punës.
Kryetarja e shoqatës, Nertila Qafzezi tha se pesë viktimat ishin punonjës të administratës, të cilët u larguan padrejtësisht nga puna.
“Fillimisht policia nuk na lejoi të protestonim. Kryem homazhe për 5 viktimat, që humbën jetën pas largimit nga puna.”– deklaroi Qafzezi.
Ndërkohë pesë fotografitë e viktimave janë vendosur në shkallët e Kryeministrisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





