Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar në Fier gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Pëllumb Isufaj dhe ‘detyrim paraqitje’ për dy protestuesit e tjerë Enkeled Kafrani dhe Lavdimir Zykaj.

Gjykatësit kanë parë me imtësi edhe kamerat e sigurisë dhe më pas kanë dhënë vendimin për të pandehurit.

Të arrestuarit akuzoheshin për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.