Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme mbajti një takim me gratë e Fierit, por paralelisht u prit edhe me protesta.

Protestuesit të shoqëruar nga kreu i PD-së Fierit, Luan Baçi u përplasën me policinë dhe tentuan të ndalojnë Ramën të mbajë takimin.

Mbrëmjen e djeshme, Baçi denoncoi se policia ka bërë kontrolle gjatë natës në shtëpitë e disa prej protestuesve dhe ka shoqëruar disa prej tyre.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka konfirmuar se ka shoqëruar 50 persona në Fier, Patos dhe Roskovec. Mësohet se pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, protestuesit janë lënë të lirë.

Kujtojme se vizita e kryeministrit Edi Rama dje në Fier u prit me protesta nga banorët. Protestuesit bllokuan rrugen, dogjen goma si dhe pati edhe perplasje me policine.