Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin e ri të Stambollit.

Aeroporti është një veprat e rëndësishme të ndërtuara nga Presidenti Tayyip Erdogan, që prej ardhjes në pushtet. Ai  ka një kapacitet fillestar të planifikuar prej 90 milion pasagjerësh në vit, duke e bërë atë një nga aeroportet më të mëdha në botë.

Guvernatori i Stambollit deklaroi ditën e diel se më shumë se 400 vetë u arrestuan fillimisht për pjesëmarrje në protesta. Puna rinisi ditën e hënë në aeroport, me një prani të shtuar të policisë dhe xhandarmërisë.

Një numër i përgjithshëm prej 43 personash nga të arrestuarit u dërguan në një gjykatë të Stambollit për të vendosur masën ndaj tyre si dhe liroi 19 prej tyre nën vëzhgim gjyqësor, deklaroi CNN Turk.

Të 24 personat e arrestuar dhe të paraburgosur formalisht janë përballur me akuza të përkohshme, si: kundërshtimi i policisë, dëmtimi i pronës publike si edhe shkelja e ligjit  mbi protestat.

Punëtorët kanë kohë që janë ankuar për ushqimin, strehimin dhe kushtet e sigurisë në vendin e ndërtimit, të cilat sindikatat i kanë krahasuar me një kamp përqendrimi.