Pjesë e protestës së opozitës ka qenë edhe një protestues i veçantë, i cili ka dalë në rrethrrotullimin e Milotit.

Ai ka zgjedhur që të bllokojë rrugën me kalë ndërkohë që vetë është veshur me kostum tradicional shqiptar.

Për gazetarët ai tha se ka dalë të protestojë për bukën e gojës, ndërsa u shpreh se në SHBA duhet të fitojë Donald Trump.

“Nëse nuk fiton Trump, do të ketë luftë”, tha protestuesi.

I bëj thirrje Amerikës… fiton Donald Trump shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump luftë. I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar. Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë”.