8dhjetor 2015 – Pjesëmarrësit në protestën e sotme të PD-së kanë djegur në mënyrë simbolike fotot e Edi Ramës. Një pjesë e tyre qëlluan me vezë ndaj kryeministrisë, ashtu siç ishte parashikuar një ditë më parë. Deputetët e PD dhe përfaqësues të lartë të saj në fjalët e tyre kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme.
Sipas tyre, si para 25 vjetësh edhe sot u rikthye emigrimi në masë sepse qeveria nuk u krijon asnjë mundësi. “Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre e jo të drejtohen nga një kryeministër që mbron të inkriminuarit dhe të korruptuarit”, deklaroi Flamur Noka, I cili po mban fjalën aktualisht.
Vijon…
/portali DurrësLajm/