Të grumbulluar para Kuvendit të Shqipërisë, qytetarët në protestë janë pajisur me fruta dhe perime të ndryshme, domate, patate, mandarina, miell dhe sigurisht vezë, të kthyer tashmë në simbol të protestave të mbajtura në vend.

Ata kanë qëlluar në drejtim të godinës, por kanë mundur të kapërcejnë vetëm kordonin e policisë, pasi tubimi i tyre mbahet mbi 50 metra larg godinës së Kuvendit.