Një incident është shënuar gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë të hënën.

Një protestuesi i ka plasur molotovi në këmbë duke u përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht situata është menaxhuar nga policia duke mundësuar shuarjen e zjarrit.

Tensione janë shënuar para Kryeministrisë gjatë protestës së thirrur nga opozita të hënën.

Menjëherë pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha protestuesit nisën të përplasen me policinë duke hedhur flakadanë në drejtim të godinë së qeverisë.

Situata u menaxhua nga forcat e shumta të policisë që kishin krijuar një kordon përreth Kryeministrisë duke shmangur përplasjet me protestuesit.