Opozita ka bllokuar disa rrugë të rëndësishme kombëtare këtë të enjte si pasojë e mosbindjes civile. Bëhet fjalë për Vorën, Milotin, Çermën dhe Bradasheshin.

Protestuesit në Bradashesh të Elbasanit, ku ndodhet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, së bashku me disa deputetë të opozitës, kanë ndezur disa goma, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve.