Pas Lezhës dhe Shkodrës, biznesi i vogël bllokoi rrugën Kavajë – Rrogozhinë, në njërin sens, në shenjë proteste ndaj taksave të larta dhe çmimeve të larta. Ata janë shfaqur me jelekët e verdhë, simbolikë kjo e protestuesve francezë, që i vunë flakën Parisit.

Kërkesat e përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm në Kavajë, janë 4:

1. Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale

 2. Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%;

 3. Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për litër

 4. Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë.

 Përfaqësuesit e protestuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm thonë se 4 pikat janë të panegociueshme.

 Mosrealizimi i tyre do të sjellë reagimin e të gjitha bizneseve deri ne bllokim aktiviteti.