Ditën e sotme protestuesit e opozitës kanë zgjedhur një tjetër formë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një dron me mbishkrimin “Zgjedhje të lira pa drogë dhe të droguar” fluturon mbi zyrat e Kryeministrisë.

Gjithashtu në zonën ku është ngritur çadra, protestuesit kanë sjellë edhe miell, duke dhënë simbolin e drogës.

Kjo formë tjetër proteste është organizuar nga të rinjtë e PD-së dhe nga Departamenti për të Përndjekurit Politikë.