Protestuesit e mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” kanë njoftuar se nesër do të zhvillojnë një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve, sërish para Kryeministrisë.

Teksa marshonin në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ata kanë brohoritur disa herë në kor, “Nesër më shumë”.

Protesta ka nisur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, me grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin më pas drejt Kryeministrisë.

Për më shumë se dy orë e gjysmë, një pjesë e tyre është ndarë në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës me thirrjen për liruar protestuesit e arrestuar në protestat e ditëve të kaluara.