Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kukësit në kuadër të turit "Bashkia që duam", dhe atje është pritur me protesta nga mbështetës të PD-së të cilët kanë dashur t'i bllokojnë rrugën.

Policia nuk ka lejuar protestuesit dhe në disa momente ka pasur dhe përplasje. Protestuesit kanë bllokuar urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Ramës.

Protestuesi mbajnë në dorë një pankartë ku shkruan: "Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin."