Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje, efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës, protestuesit kanë shkruar edhe emrin e Klodian Rashës.

Emri i 25-vjeçarit është shkruar në shenjë simbolike, për të treguar revoltën e të rinjve dhe aktivistëve  të shoqërisë civile, pas vrasjes së Rashës nga një efektiv policie.

Protesta vijon akoma, teksa demostruesit nga Ministria e Brendshme janë zhvendosur tashmë tek Kryeministria, ku kanë dëmtuar edhe pemën e Krishtlindjes.

Protesta fillimisht nisi me tensione përpara Ministrisë së Brendshme, ku mes përplasjeve u lënduan një oficer policie, një gazetar dhe një protestues.