Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve të opozitës, të cilët hodhën flakadanë e molotovë drejt kryeministrisë.

Kjo situatë e paprecedentë ndodhi në një moment kur protestuesit po largoheshin pasi u ishte bërë thirrje nga organizatorët që të zhvendoseshin drejt kuvendit.

Në një moment policia largoi kordonin policor dhe nga prapa kryeministrisë doli autoboti me ujë që hodhi ujë drejt bulevardit, ku shumë qytetarë janë ndjerë keq.

Mijëra qyetarë iu përgjigjën sot opozitës për të protestuar kundër qeverisë Rama duke kërkuar largimin e tij.