Protestuesit sërish po tentojnë të çajnë kordonin e policisë me forcë, ndërsa hidhen vazhdimisht kapsolla.

Policia ka paralajmëruar se në rast se nuk merren masa për të mos hedhur kapsollat do të ndërhyjnë për të shpërndarë protesutesit.

Policia ende nuk ka perdorur gazin lotsjelles por po mundohen te mbajne nen kontroll protestuesit vetëm duke i shtyrë për të mos i lejuar të përparojnë.

“BalkanWeb” shkruan se janë lënduar dy efektivë policie nga shashkat e hedhura në drejtim të tyre prej protestuesve.