Është tensionuar në disa momente protesta para Kryeministrisë, ndërkohë që protestuesit po tentojnë të thyejnë derën e Kryeministrisë.

Disa prej protestuesve i kanë vënë zjarrin pemës së Krishtlindjeve që ndodhet në sheshin para Kryeministrisë. Më herët, protestuesit kanë tentuar disa herë ta rrëzojnë atë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të specializuara me mjete të posaçme.