Pas incidentit të ndodhur dje me protestuesit para Kuvendit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka bërë edhe shfaqen e tij të parë publike.

I pranishëm në aktivitetin në Rinas "Be taken by ALBANIA" së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre, ministri Klosi bëri edhe reagimin e tij të parë lidhur me ngjarjen.

I pyetur nga një gazetar nëse u shty nga një protestues, ministri Klosi pa dashur të komentojë ngjarjen u shpreh se videoja është më e bukur.

Gazetari-Ju shtynë protestuesit?

Ministri Klosi- Merruni me videon, është më e bukur.