Një protestuese në Tiranë është zhveshur nudo në sheshin “Skënderbej” kundër abuzimit seksual të 15-vjeçares në Mirditë para disa ditësh.

Me sloganin”Mos ma vrit fëmijërinë” qytetarët në kryeqytet u mblodhën fillimisht në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Me thirrjet “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm” ata kërkuan reagimin e institucioneve shtetërore për t’i dhënë dënimin më të madh abuzimit seksual.

Rasti i të miturës në Mirditë ka ngjallur reagime të forta në shoqërinë shqiptare. Në orën 18:00 një marshim protestë pritet të zhvillohet edhe në qytetin e Durrësit, nga sheshi “Liria” tek “Torra Veneciane”.